Njihuni me vendlindjen e Babagjyshit, fshati që gjithmonë është në festë (
Mendoni se e njihni Babagjyshin dhe historinë e tij? Mos jini kaq të sigurt.
Për shembull, a e keni ditur se Babagjyshi ka lindur në Vindfangerbukta, në veri të Drobak, qindra vjet më parë?
Jo? Atëherë në rregull, pasi njerëzit e mirë të Drobak, një fshati tepër të bukur në veri të Oslos (vetëm gjysmë ore larg Oslos), janë të lumtur ta tregojnë historinë e tij.
Në Drobak, prezenca e Babagjyshi mund të ndjehet kudo, pa marrë parasysh se në cilën kohë të vitit jemi.
Askush nuk e di se si filloi kjo traditë, por Drobak është fshati i vetëm në botë ku Krishtlindjet zgjasin tërë vitin. E hapur më 1988 në një ndërtesë që daton që nga viti 1877, “Shtëpia e Krishtlindjes” është ëndrra e çdo fëmije: një vend ku gjithmonë është Krishtlindje, madje edhe në mes të verës.
Qe një fakt interesant: Drobak është vendi i vetëm në Norvegji ku qeveria ka vendosur shenja speciale nëpër rrugë që ju paralajmërojnë për Babadimrin. Atje, në Zyrën e Informatave për Turistë, mund ta gjeni Babadimër (teknikisht, ai është kushëriri i Babadimrit).
Ai viziton fshatin në nëntor dhe qëndron përgjatë dhjetorit për të monitoruar të gjitha letrat që i dërgohen Babadimrit. Dhe ka shumë letra! Muret e zyrës janë të mbuluara krejtësisht me karta të Krishtlindjeve dhe letra nga gjithë fëmijët e botës.