Nuk dëgjoi videon që lidhej me sigurinë, gruaja dhe i dashuri i saj nxirren nga avioni
Një çift të dashuruarish janë nxjerrë nga avioni pasi refuzuan që të shikonin videon e sigurisë ku shpjegoheshin rregullat e fluturimit. Ngjarja ka ndodhur në Zelandë të Re në aeroportin Wellington.
Një pasagjer, i cili pa nga afër se çfarë kishte ndodhur, ka thënë se një prej anëtarëve të personelit të aeroplanit u kërkoi atyre që të shikonin udhëzimet e sigurisë, sikurse e parashikon procedura.
Personeli vazhdonte t’i fliste, por gruaja i injoronte duke zënë veshët për të mos dëgjuar dhe përdorte vazhdimisht celularin e saj. Refuzimi i çiftit që të shikonte videon me rregullat e sigurisë vonoi fluturimin për 25 minuta.
Një zëdhënëse e policisë së Zelandës së Re tha se gruaja u përjashtua nga fluturimi dhe do të vihet në dijeni se ka shkelur rregullat e Autoritetit të Aviacionit Civil në lidhje me përdorimin e telefonit.