Nuk është qënie njerëzore, njihuni me mikpritësin virtual që moderon lajmet në Kinë

Agjencia shtetërore e lajmeve kineze “Xinhua” prezantoi këtë javë anëtarin më të ri të redaksisë së saj, i cili mund të moderojë lajmet duke folur “pa u lodhur”, gjatë gjithë ditës, në çdo vend dhe kohë.

Kina pretendon të ketë krijuar për herë të parë imazhin e një folësi jonjerëzor të lajmeve në botë ku këtë herë ka prezantuar para publikut mikpritësin e ri virtual, në agjensinë e lajmeve kineze Xinhua, i cili nuk është një njeri, por thjesht imazhi i vërtëtë i një drejtuesi që moderon edicionin e lajmeve.

Gazetarëve u mjafton të shkruajnë tekstin në anglisht, dhe kompjuteri përdor zërin e folësit origjinal dhe pamjen e tij për të riprodhuar lëvizjen e buzëve, me saktësi të frikshme, dhe leximin e tekstit e bën me zë pothuajse të padallueshëm nga origjinali.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Kjo është dita ime e parë në agjencinë e lajmeve Xinhua,” tha spikeri gjatë transmetimit inaugurues, së medias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai mëson nga videot e transmetimit të drejtpërdrejtë vetë dhe mund të lexojë tekstet, natyrisht si një moderues professional i  lajmeve.

Folësi është realizuar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, dhe u paraqit në një panair të zhvillimeve të shpikjeve të reja teknologjike në lidhje me internetin, të mbajtur në Kinë.

Xinhua's first English AI anchor makes debut

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?