Nuk i dha paratë për punimet në hotel, pronari e pëson shumëfish

Një person në Angli ka shkatërruar hotelin ku punonte me eskavator. Atij i humbi durimi, pasi nuk kishte marrë pagën prej 600 paundësh, për punët që kishte kryer.

Në shenjë hakmarrjeje, ai ka vendosur që t’ja shumëfishojë dëmin pronarit të hotelit.

Kolegët u munduan ta ndalnin, por ishte e kotë, pasi ai kishte vendosur t’i shkonte deri në fund iniciativës së tij.

Menjëherë pas ngjarjes ai u shpall në kërkim nga policia.

YouTube player

SHKARKO APP