Nuk ka përdorur sapun për 4 vite, doktori pretendon se mban era parfum

Një mjek i cili nuk ka përdorur sapun dhe shampo për 4 vite i ka lënë gojëhapur të gjithë teleshikuesit në Nes York.

Mëngjesin e sotëm, dr. James Hamblin ishte i ftuar në një emision mëngjesi, pasi pretendon se nuk mban erë edhe pse ka 4 vite që nuk përdor sapun.

Ai thotë se përdor vetëm ujë të rrjedhshëm dhe me kalimin e kohës trupi i tij ka arritur në një stad që nuk lëshon më erë të keqe.

I pyetur dhe nga drejtuesi i emisionit nëse James ishte larë në mëngjes pa shampo, ai përgjigjet po.

Hamblin: Unë thjesht jam larë me ujë,  dhe mbaj era parfum. Edhe gruaja ime më thotë se nuk mbaj erë të keqe.

Për doktorin, gjithçka ishte pjesë e një eksperimenti për të reduktuar sa më shumë shpenzimet. Në të njëjtën kohë ai po studionte për mikrobet.

Në studimin e tij, trupi përmban shumë mikrobe të cilat mund të hiqen lehtësisht vetëm me ujë të rrjedhshëm pa nevojën e sapunit.

Kjo deklaratë ka habitur të gjithë audiencën ku një reagim të madh ka pasur dhe në rrjete sociale. Të gjithë shprehen mosbesues për këtë zbulim.

I gjithë ky eksperiment duhet ti shqetësoj jo pak kompanitë e mëdha të shampove dhe solucioneve për trupin dhe kokën.

SHKARKO APP