Nuk keni lëkurë të mirë – ku po gaboni?

Pavarësisht se çfarë tipi të lëkurës keni, kujdesi i përditshëm është i domosdoshëm. Ekspozimi i tepërt në diell, stresi, dietat, dehidrimi… të gjithë janë faktorë të cilët kanë efekt negativ. Çfarë të bëni?

Që lëkura juaj të duket e shëndoshë, elastike dhe e shndritshme, duhet që çdo ditë t’i kushtoni vëmendje.

Përveç se është e nevojshme të shmangni faktorët e dëmshëm, disa gjëra duhet që të bëhen pjesë e ritualit të përditshëm dhe lëkura do t’u jetë falënderuese.
Pini ujë mjaftueshëm

Uji është një nga faktorët më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për lëkurën e shëndoshë. Asnjë trajtim nuk do t’u shërbejë nëse lëkura juaj dehidrohet. Lëkura ka nevojë për ujë në mënyrë që të funksionojë më mirë. Mjekët dhe nutricionistët këshillojnë që çdo ditë të pini nga gjashtë deri në tetë gota ujë.

Jeni në dietë

Vlerat ushqyese të ushqimit kanë rol të rëndësishëm. Ushqime të caktuara nuk i shkojnë për shtat dukjes së shëndoshë të lëkurës. Disa e konsiderojnë çokollatën si fajtor për problemet e lëkurës, por jo të gjithë pajtohen me këtë pohim. Sido që të jetë, ndiqni këshillat e nutricionistëve kur jeni në dietë, por asnjëherë mos i lini anash pemët e freskëta, fibrat ushqyese dhe perimet e gjelbra.

Sa shpesh të bëni trajtim

Shumë ekspertë e rekomandojnë trajtim për dukjen e shëndoshë të lëkurës. Investoni para në preparatet kualitative për largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe rezultati nuk do të mungojë. Trajtimi rekomandohet një deri në dy herë në javë, në këtë mënyrë lëkura merr frymë normalisht. Por, gjatë trajtimit duhet të keni kujdes, sepse lëkura e fytyrës është më e hollë dhe më e ndjeshme se në pjesët tjera të trupit. Në asnjë mënyrë nuk rekomandohen preparatet e njëjta për fytyrë dhe pjesët tjera të trupit.

Shmangi ekspozimin e tepruar në diell

Parandalimi më i mirë i plakjes së lëkurës është shmangia e ekspozimit të tepruar në diell. Përveç kremit me faktor mbrojtës, lëkurën e fytyrës mund ta mbroni me kapelë. Është me rëndësi që në fytyrë të mos vendosni kremra që janë të dedikuar për trup. Lëkura ka nevojë për faktorë të lartë mbrojtës, i cili sipas mundësisë përmban edhe vitaminë C.

Ritualet ditore

Nëse dëshironi që lëkura juaj të duket e shëndoshë, elastike dhe e shndritshme, në përditshmërinë tuaj duhet të përfshini edhe disa rutina për kujdes. Nëpër oferta të ndryshme ka zgjedhje të mëdha të preparateve për pastrimin e lëkurës, kremra për kujdes gjatë ditës dhe natës. Zgjidhni diçka sipas tipit tuaj të lëkurës. Pavarësisht se sa jeni të lodhur gjatë natës, makijazhin duhet ta largoni para gjumit, si edhe të vendosni krem për hidratim.

Ushtroni

Pa marrë parasysh nëse u përmbaheni dietave të shëndosha, duhet të ushtroni. Ushtrimet po ashtu ndikojnë në shëndetin e lëkurës. Jo vetëm që ju ndihmojnë që të ruani formën trupore, por edhe lëkurën e mbajnë më elastike.

Asgjë pa pushim

Problemi i përbashkët i shumicës së njerëzve është stresi. Ekspertët kanë vërejtur se personat me stres, androgjenët i shndërrojnë në testosteron, edhe te meshkujt edhe te femrat. Kjo rezulton me punë të tepruar të gjëndrave dhjamore. Në këtë mënyrë, lëkura në fytyrë është më e yndyrshme, ndërsa pjesët tjera të trupit mbesin më të thata dhe të dehidruara. Prandaj, pushimi është i nevojshëm. Pushimi i rregullt nënkupton gjashtë deri në tetë orë gjumë të mirë çdo 24 orë, që mes tjerash do të ndikojë edhe në ripërtëritjen e lëkurës

SHKARKO APP