Nuk kishte zgjidhje tjetër, bualli i mbetur në çati zbritet me vinç
Duket se shkalla ka arritur të ngjisë shkallët dhe të hipë në tarracën në katin e parë të shtëpisë por si duket nuk ka mundur të zbresë më prej aty.
Dhe pronari i banesës i cili është vënë në një situatë aspak të favorshme duke mos mundur ta zbresë më kafshën prej atje ka telefonuar punonjësit e Bashkisë duke iu kërkuar atyre ndihmë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shumë njerëz, për të parë se si është zbritur bualli, i lidhur me litarë përmes një vinçi i cili përdoret vetëm për ndërtim.