Nuk përdoret vetëm për flokët, llaku qenka një mrekullibërës edhe në këto raste
Nëse keni menduar se llaku i flokëve është vetëm për flokët, jeni gabuar, sepse përdorimi i tij është i shumëllojshëm.
Më poshtë po ju prezantojmë 6 përdorimet e tij në situata të ndryshme.
1-Njollat janë gjithmonë një makth, sidomos ato në materialet e lëkurës. Nëse keni njolla të tilla, spërkatni me llak dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas pastroni njollën me një tampon pambuku dhe njolla do të zhduket si me magji.
2-Sapo keni marrë një buqetë të bukur dhe doni që t’ju zgjasë për shumë kohë. Mjafton t’i hidhni llak flokësh dhe në këtë mënyrë do ruani për disa vite buqetën e martesës apo kurorën me dafinë të diplomimit.
3-Nëse këpucët tuaja janë të rrëshqitshme nga brenda, kemi zgjidhjen e duhur për ju. Spërkatni pak llak mbi to dhe lërini të thahen për pesë minuta. Kur t’i ri vishni do i ndieni shumë më komode.
4-Me kalimin e viteve, shikimi sa vjen e dobësohet. Këtë e ndjejnë sidomos mamatë apo gjyshet tona. Prandaj nëse keni problem të kaloni perin në gjilpërë, mjafton t’i hidhni pak llak dhe ai do të tendoset menjëherë.
5-Ndodh shpeshherë që zinxhiri i pantallonave apo fustaneve të ngecë apo të kapë pjesët anësore të copës, hidhini llak dhe do të shihni se do të rrëshqasë më lirshëm.
6-Llaku i flokëve nuk lejon tërheqjen e fijeve tek çorapet dhe getat.