Nusja i bën daljen fisit, nuk i fton në dasmë pasi “vdesin” për mish

Një nuse vegane ka vendosur që të lërë jashtë dasmës së saj të gjithë të ftuarit që konsumonin mish.

Rastin e veçantë e ka treguar në rrjetin “Reddit” një përdorues me emrin “Gelatin_MonKey”. Me anë të një fotoje, ai tregoi një postim që e kishte marrë nga një grup në Facebook të quajtur ‘Vegan Revolution’.

Në këtë postim një grua anonime u tregonte anëtarëve të grupit sesi ajo i la jashtë dasmës së saj të gjithë të ftuarit mish-dashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke i cilësuar ata që konsumojnë mish si “vrasës”, ajo shkruante:

Swiss Digital Mobile Reklama

..thjesht për pak kontekst, disa anëtarë të familjes u njoftuan që nuk janë të ftuar sepse ne nuk duam që të kemi vrasës të pranishëm në dasmën tonë, që supozohet të jetë një nga ditët më të lumtura të jetës sonë.”

Edhe pse nuk dihet se çfarë reagimesh ka marrë posti origjinal në Facebook, postimi në Reddit ka nxitur debate të forta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?