Nxënësi tenton të vrasë me çekan mësuesin
Një nxënës nga Dortmund në Gjermani ishte mërzitur aq shumë nga nota që mësuesi i tij i kishte vënë, saqë kishte kërkuar ndihmën e dy adoleshentëve të tjerë për ta vrarë.
“Ai u ndje i trajtuar në mënyrë të padrejtë sa donte të çlirohej nga mësuesi”, tha zëdhënësi i prokurorit, Felix Giesenregen.
Të enjten e javës së kaluar, 17-vjeçari thuhet se ka krijuar një “kurth” në një oborr të garazhit pranë shkollës, ndërsa dy të tjerët e kanë kapur mësuesin dhe e kanë gënjyer për ta afruar pranë “kurthit”.
Por mësuesi kishte kuptuar që diçka nuk shkonte dhe kishte refuzuar të shkontë me dy nxënësit e tij, të cilët kishin bërë plan ta vrisnin me çekan.
Dy ditë më vonë, pedagogu mësoi nga një dishepull, në Ditën e Prindërve se Serkani po planifikonte vdekjen e tij. Policia përdori një komision për vrasje, ndërsa të hënën nisën arrestimet, kërkimet dhe marrjet në pyetje.