Ora biologjike e meshkujve: Pas kësaj moshe ulen shanset për t’u bërë prindër
Nuk janë vetëm gratë që duhet të shqetësohen për tik-takun e orës biologjike. Meshkujt gjithashtu që presin të 40-at për t’u përpjekur që të bëhen baballarë mund të ulin shanset e të bërit prindër me më shumë se 1/3.
Një studim amerikan ka zbuluar se meshkujt e moshës 40-42 vjeç me një partnere femër që është nën 30 vjeç kanë 46% shanse për t’u bërë prindër. Kjo përqindje është më shumë se 1/3 më e ulët se 73% tek meshkujt e moshës 30-35 vjeç.
Ekspertët mendojnë se ADN-ja e spermës fillon të dëmtohet me kalimin e moshës, dhe kjo shpjegon edhe rrezikun e lartë që kanë burrat më të moshuar për të lindur fëmijë me autizëm ose skizofreni.
Meshkujt e moshës 40-42 vjeç kanë 1/5 më pak probabilitet për t’u bërë prindër se para ditëlindjes së 30-të, sugjeron studimi. Për studimin shkencëtarët analizuan të dhënat e gati 8000 çifteve në një klinikë në Boston mes viteve 2000-2014.