Orët, monumentet më të bukura dhe më të famshme në botë
Para se të shpërndaheshin orët e xhepave dhe ato të dorës më parë janë krijuar orët e mëdha në qendrat e qyteteve. Këto orë në ditët e sotme janë kthyer në monumente historike me bukuri të madhe arkitekturore. Këtu janë disa nga orët më të famshme dhe më të bukura në botë.
1. Londër. Big Ben është ora e famshme që ka një melodi tingëlluese që është bërë e njohur botërisht.
2. Pragë. Ora astronomike. Ajo është një ndër orët më të bukura në botë dhe është simbol i kryeqytetit të Republikës çeke.
3. Venecia. Ora e San Marco. Ajo ndodhet në sheshin e qytetit mbi kullën e ndërtuar mes viteve 1496-1499.
4. Berna – Tytglogge. Kulla ku ndodhet ora është quajtur si porta e parë perëndimore, e ndërtuar në vitin 1200, ndërsa ora astronomike daton në vitin 1530.
5. Mynih – Rathaus-Glockenspiel. Kulla e famshme e orës me 80 metrat e saj të gjatë është një kryevepër e stilit gotik.
6. Gjeneve. Ora e luleve u krijua në vitin 1955 për të nderuar mjeshtrit e mëdha të orëve në vend.
7. Moskë. Kulla Spasskaya është pika e hyrjes në anën lindore të Kremlinit dhe është kulla më e rëndësishme e kompleksit. Ajo strehon një orë të famshme, simbol të kryeqytetit dhe një element i rëndësishëm të Vitit të Ri.
8. Montreal. Old Port Clock Tower. Ndërtesa u përfundua në vitin 1922 dhe arrin një lartësi prej 45 metrash. Është e hapur për vizita të turistëve periudhën maj-shtator.
9. Kuala Lumpur. Sultan Abdul Samad. Ajo është një kullë me një orë 40 metra të lartë dhe është një nga pikat më të spikatura të horizontit të qytetit.
Ndërtimi i saj Ndërtimi u përfundua në vitin 2008 dhe është punë e projektuesit Chalermchai Kositpipat. Kulla ka një çati të artë dhe ofron çdo mbrëmje një shfaqje të tingujve dhe dritave të dashur shumë nga turistët nga e gjithë bota.