Pacienti i sëmurë me kancer denoncon doktoreshën për abuzim seksual

Një doktoreshë nga Toronto ka humbur licensën e saj mjekësore për shkak të lidhjes seksuale me një pacient të sëmurë me kancer.

Theepa Sundaralingam u kap duke kryer marrëdhënie në krevatin e tij në spital gjatë trajtimeve mjekësore. Ata shkëmbyen numrat një ditë pasi ai u diagnostikua me sëmundjen e rëndë dhe 37-vjecarja i dërgonte mesazhe flirtuese pa pushim.

“Theepa Sundaralingam, që i bëri trajtime 23 herë që nga mesi i janarit deri në korrik të vitit 2015 përfshiu veten në mënyrë fizike, flirtuese dhe seksuale me të. Ajo e vizitoi një herë në spital pasi kishte pirë alkool dhe kreu marrëdhënie me të”, thuhet në një deklaratë të gjykatës.

Doktoresha i kërkoi pacientit të mbante lidhjen sekrete deri në 2015 dhe më pas i kërkoi të ndaheshin pasi ishte dashuruar me një koleg.

Pacienti, identiteti i tij nuk dihet e dërgoi cështjen në gjykatë dhe e akuzoi për abuzim seksual.

“Ishte e vështirë për mua ta tregoja rastin sepse realiteti për mua është se jam mashkull dhe të them se kam patur lidhje me një onkologe nuk është surprizë. Nuk është kjo cështja. Unë ndihem i abuzuar dhe është e vështirë për një mashkull që ta thojë këtë”, tha ai në seancën gjyqësore.

Doktoresha duhet të paguajë 16 mijë dollar për terapitë e pacientit dhe 6 mijë dollarë për shpenzimet e gjykatës.

SHKARKO APP