Pak orë pasi promovoi librin me jetën kriminale, vritet ish-lideri i bandës
Një ish-udhëheqës e një bande daneze që shkruajti një autobiografi të jetës së tij kriminale, u qëllua për vdekje disa orë pas promovimit të librit.
“Nedim Yasar u qëllua dy herë pasi u largua nga promovimi që po bënte në Kopenhagë”, njoftoi policia. Personi që e qëlloi u largua me shpejtësi dhe është në kërkim nga oficerët.
31-vjeçari u dërgua në spitalin më të afërt në gjendje kritike dhe ndërroi jetë të martën (20 nëntor).
Nedim ka qenë lider i bandës të njohur si “Los Guerreros” që përkthehet “Luftëtarët” dhe ishte i përfshirë në tregun e drogës.
Libri i tij i titulluar “Roedder” u publikua me qëllim që të tregojë gjithçka rreth botës së krimit.
Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Soren Pape Poulsen shprehu ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në Tëitter.
Ai shkruajti: “E takova Nedim një herë. Unë takova një njeri me zemër të madhe që donte të fillonte një jetë të re dhe të bënte një ndryshim. Të gjithë ngushëllimet e mia shkojnë për miqtë dhe familjen e tij. Është e qartë se kjo tragjedi e tmerrshme tregon se sa ne si shoqëri kemi mbrojtje kur duam të lëmë diçka pas dhe të rikthehemi në shoqëri.”
Nedim lindi në Turqi dhe u shpërngul në Danimarkë në moshën 4-vjeçare. Pasi u largua nga bota e krimit, ai u bë moderator i një emisioni në radio ku tregonte shpesh herë eksperienca nga jeta e tij e mëparshme.