Pamje të rënda/ Si duken mushkëritë e një njeriu që ka pirë cigare për 30 vite

Pamjet tronditëse të një personi që kishte pirë cigare për 30 vitë janë publikuar nga mjekët. Në këto pamje dallohet se si mushkritë janë nxirë.

Mjekët thonë se në vend që të ishin ngjyrë rozë mushkritë e pacientit ishin si qymyr në ngjyrë nga mbetjet e duhanit që ai kishre pirë për vite me radhë.

Mjekët nga spitali Jiangsu në Kinë kanë bërë të ditur se personi, të cilët ata i kanë bërë këto foto të mushkrive ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Ai kishte firmosur që pas vdekjes organet e tij të dhuroheshin, por mjekët kanë thënë se ato ishin të dëmtuara të gjitha na pirja e cigareve.

Deri më tani videoja e filmuar nga kirurgkët, ku dallohen mushkritë e nxira është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale.

Kirurgët e kanë titulluar videon:

”A keni ende guximin të pini duhan?”

SHKARKO APP