Paralajmërimi i frikshëm që po qarkullon në Facebook
Një mesazh që po qarkullon së fundmi në Facebook paralajmëron përdoruesit se të dhënat e tyre dhe mesazhet private do të bëhen publike.
Por, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera kur postime të tilla janë bërë virale, bëhet fjalë për thjesht një rreng.
Sipas statusit të shpërndarë në mënyrë masive, bëhet fjalë për një datë kur gjithçka private e përdoruesve do të bëhet publike. Më pas po i njëjti status u sygjeron njerëzve që ta bëjnë mesazhin copy-paste dhe ta postojnë në llogarinë e tyre.
Mendohet se ky është i njëjti mesazh i shpërndarë në mënyrë virale që në vitin 2012 dhe tashmë dikush ka vendosur ta rikthejë sërish.
Edhe gjatë asaj kohe, Facebook njoftoi zyrtarisht se asgjë nga ato që thuheshin në statuset e shpërndara nuk ishte e vërtetë.