Paralajmëron NASA: Asteroidi gjigant i afrohet Tokës gjatë fundjavës

Një asteroid gjigant, më i madh se kulla e orës Big Ben dhe Statuja e Lirisë do t’i afrohet planetit tonë të dielën, njoftoi NASA.

Asteroidi, i quajtur Asteroid 2009 WB105, do të bëjë qasjen e tij më të afërt me Tokën pas mesditës më 25 nëntor.

Shkencëtarët e NASA-s në Laboratorin e Propulsionit Jet (JPL) në Pasadena të Kalifornisë, presin që WB105 të shfaqet rreth orës 12.14pm GMT (UTC).

Asteroidi vlerësohet të ketë një diapazon të diametrit prej 53m deri në 120m.

Fatmirësisht, asteroidi WB105 nuk do të afrohet aq sa duhet për ta goditur Tokën, por trajektorja e tij është afër mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen e NASA-s.

Objekti qiellor, WB105 futet tek të ashtuquajturit Near Object Earth (NEO) pra Objekt me një Qasje të Afërt ndaj Tokës.

NEO-sat janë të gjithë asteroidet dhe kometat që i afrohen Tokës rreth 50 milion kilometra ndaj orbitës së saj.

SHKARKO APP