Parfumi i Calvin Klein “vret” tigrin në Indi
Një tigër, i cili mendohet të jetë përgjegjës për vdekjen e 13 personave në Indi, është vrarë nga një gjahtar me një plumb të vetëm.
Kafsha, e njohur ndryshe si “T-1”, që fshihej në pyjet e Maharashtra, u qëllua pasi tentoi të sulmonte një rojtar pylli që e goditi me një shigjetë me efekt qetësues, por që nuk arriti ta ndalte.
Çfarë e bën më interesante ngjarjen, është fakti se tigri femër, është futur në kurth nga Aghar Ali Khan, duke përdorur një parfum për meshkuj të Calvin Klein.
Sipas ekspertëve parfumi përmban “civetone”, një përbërës që i tërheq gjithmonë tigrat.
Banorët e fshatit festuan vrasjen e tigrit me fishekzjarre, por organizata për mbrojtjen e kafshëve e kanë cilësuar ngjarjen si jo etike, raporton “New York Times”.