Pasi e ushqeu me gji për tre muaj, e reja mëson se bebet ishin ndërruar në maternitet

Një nënë i dha gji një fëmije tjetër për tre muaj, pasi ia kishin ndërruar në maternitet, dhe gjatë një takimi mes prindërve nisën të kenë dyshime, të cilat u vërtetuan nga një test ADN-je.

Prindërit britanikë, të cilët e lindën fëmijën në El Salvador, e çuan çështjen në gjyq dhe më në fund e gjetën se cili ishte fëmija e tyre.

Por procesi ishte shumë i vështirë, pasi nëna duhej të ndahej me dhimbje nga foshnja që kishte rritur për tre muaj, për t’ia dhënë prindërve të vërtetë, dhe duhej të merrte djalin që nuk e njihte si prind.

Ajo thotë që fëmija nuk sillej me ata si prindër, por sikur të ishin thjesht dado. Vetëm kur djali u bë 18 muajsh më në fund nisi t’i afrojë e t’i bëjë të ndihen si prindërit e tij të vërtetë.

SHKARKO APP