Pasi fitoi Oskar-in, lë aktrimin për të punuar si këpucar

Shtatëdhjetë përqind e fituesve të lotarive në SHBA, i shpenzojnë të gjitha paratë e tyre brenda 5 viteve, pavarësisht nëse mund të kenë fituar 1 apo 100 milionë dollarë.

Zona e ç’militarizuar në kufirin midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kur nuk banon thuajse asnjë qënie njerëzore, është bërë strehë për shumë lloje kafshësh të rrezikuara.

Lopët nuk kanë ekzistuar kurrë në një mjedis të egër, dhe janë zbutur nga kau i egër rreth 10.500 vjet më parë.

Kur Robert Tejlor shpiku sapunin e lëngshëm, ai e dinte se konkurrentët më të mëdhenj si kompania “Colgate”, do të përpiqeshin të kopjonin produktin e tij. Për t’u siguruar që kjo të mos ndodhte, ai bleu çdo lloj shishe të vogël (gjithsej 100 milionë copë) në të gjithë SHBA-në. Kjo i garantoi pasjen e tregut vetëm për vete për 1 vit të tërë.

Rusët kanë një term në gjuhën e tyre, “Zapoi”, për të përshkruar disa ditë dehjeje të vazhdueshme, gjatë së cilit i dehuri tërhiqet nga shoqëria.

Deri në vitin 1974, bankat në SHBA refuzonin zakonisht të lëshonin një kartë krediti për një grua, nëse ajo nuk ishte e martuar, dhe nëse nuk firmoste bashkëshorti i saj. Një grua e divorcuar, konsiderohej gjithashtu shumë e rrezikshme për të pasur një kartë të tillë, përderisa ajo “nuk kishte qenë e aftë të mbante nën kontroll një martesë”.

Pasi fitoi një çmim Oskar, aktori amerikan Daniel Dei-Ljuis u tërhoq nga jeta artistike për t’u angazhuar si këpucar në Itali. Ai u rikthye të aktrojë, vetëm pasi Martin Skorcese e bindi atë të luante në filmin “Gangsterët e Nju Jorkut”.

Kur shërbente në ushtrinë amerikane, aktori Klint Istud i mbijetoi një aksident ajror mbi Oqeanin Paqësor, duke notuar për 5 km derisa doli në breg. Ky episod, e shpëtoi nga angazhimi në Luftën e Koresë.

Pas mbylljes së hapësirës ajrore të Amerikës së Veriut më 11 shtator 2001, popullsia e një qyteti të vogël kanadez gati u dyfishua, kur mbi 7.000 pasagjerë u detyruan të uleshin aty. Komuniteti i vogël u siguroi atyre ushqim, veshmbathje pa asnjë pagesë.

Dikur teatrot kishin disa dhoma të veçantë, që quheshin “dhomat e të qarave”. Ato ishin ambjente në pjesën e pasme të teatrove, dhe aty qëndronin zakonisht nënat me fëmijët e vegjël, për të mos shqetësuar të tjerët.

Rinconada në Peru është qyteti me lartësinë më rë madhe mbi nivelin e detit, 5521 metra. Ekonomia e tij, bazohet në një minierë ari. Miniera operon me një sistem unik, ku punonjësit

punojnë për 30 ditë pa pagesë, dhe ditën e 31-të të muaajit ata lejohen të marrin me vete sa më shumë ar që mund të mbajnë.

Në vitin 2002, një ekip futbolli shënoi 149 autogola në portën e vet, në shenjë proteste ndaj vendimeve të diskutueshme të gjyqtarit një ndeshje më parë.

Në vitin 1934, qeveria amerikane miratoi një ligj që nxori jashtë ligjit shumicën e pasurisë prej ari që kishin qytetarët, duke i detyruar ata t’ia shesin arin Thesarit të Shtetit. Amerikanët nuk ishin në gjendje të zotëronin lirisht, apo të tregtonin ar deri në 1975.

Kur vdiq mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, Google gaboi në miliona kërkime për shkak të një sulmi kibernetik, duke bllokuar kërkimet për 30 minuta.

Në vitin 2010, një njeri i cili humbi në pyjet Saskatçeuan në Britani, preu disa nga linjat e energjisë elektrike, në mënyrë që policia të vinte ta ndihmonte.

Në moshën 15-vjeçare, aktori amerikan Xhim Kerri e braktisi shkollën dhe u bë pastrues, për të ndihmuar familjen e tij, pasi babai i tij e humbi vendin e punës. Ata jetonin jashtë një furgoni rulot. Xhimi mbante në karrocën e punës një shkop bejsbolli, pasi siç kujton “isha aq me nerva sa që doja të rrihja diçka!”.

Deri në vitin 2009, Kina kishte shkolla fillore të sponsorizuara plotësisht nga kompanitë e mëdha të duhanit. Kështu, një shkollë në Siçuan kishte një mesazh në portën hyrëse që thoshte:“Duhani mund të të ndihmojë të realizohesh në jetë!”. / bota.al

SHKARKO APP