Pensionisti bëhet i diplomuari më i moshuar në Britani, mbaron universitetin në moshën 96 vjeçare

Një pensionist është bërë së fundmi i diplomuari më i moshuar në Britani pasi mori diplomën e universitetit në moshën 96 vjeçare.

Archie White mori diplomën e tij nga fakulteti i arteve të bukura të Universitetit East Sussex në fillim të vitit.

Ai ka lindur në vitin 1925 kur në fronin britanik ishte ende mbreti George V.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amatori i pikturës ka punuar si ndihmës-avokat deri në moshën 92 vjeçare dhe thotë se u regjistrua në universitet në 2018 për ta njohur më mirë veten me kryeveprat e artistëve të mëdhenj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt White ishte frymëzuar në sipërmarrjen e tij të vonshme nga një shoku i tij që mori diplomën një vit më herët.

Prej atëherë ai ka perfeksionuar aftësitë në poçari, në teknikat tradicionale të fotografisë dhe të programeve si ‘Photoshop’.

Archie ishte 96 vjeç e 56 ditë kur dorëzoi punën e fundit për pedagogët e tij, vetëm 144 ditë më i ri se i diplomuari më i moshuar i botës.

Mbajtësi i këtij rekordi është në fakt Shigemi Hirata nga Japonia, i cili ishte 96 vjeç e 200 ditë në kohën e përfundimit të studimeve.

Archie shënoi arritjen e tij me një ekspozitë pikture të projekteve të tij finale, të studimeve të artit.

Ai thotë: “Nuk shqetësohem shumë që jam i diplomuari më i moshuar. E shijova të qenit pjesë e kurseve, studimin e madje dhe përdorimin e Photoshop, që më la të habitur. Më ndihmonin shumë nxënësit e tjerë dhe stafi i universitetit. Tani që mbarova do të vazhdoj të pikturoj.”

Archie thotë se kërkon të hapë një grup bamirësie për studentët e paavantazhuar dhe piktorë të tjerë, që ata të fitojnë sa për të jetuar me punën e tyre.

Ai tregon: “Kam pasur një karrierë të kënaqshme për vete, por një nga gjërat që më shqetëson më shumë është se njerëz që diplomohen nuk arrijnë të sigurojnë jetesën e tyre duke qenë artistë, punues pocarie, fotograf apo modelues. Prandaj do të krijoj një bamirësi për të mbështetur të diplomuarit”.

Pedagogia e tij Hannah Birkett, tha: “Ishte një kënaqësi absolute të jepje mësim për Archie në tre vitet e fundit. Ai solli shumë kontribute në kurset, me zhvillimin e tij personal dhe aftësitë artistike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?