Për disa “pëlqime” më shumë në Instagram, modelja i thyen hundën statujës historike

Një influencuese në Instagram është detyruar të kërkojë falje publike pasi një video e saj ka shkaktuar zemërim mes përdoruesve në rrjet.

Julia Słońska, e cila ka më shumë se 5,900 ndjekës në Instagram, është filmuar ndërkohë që i thyente hundën me çekiç një statuje të pas luftës.

Słońska, në pamjet e filmuara shihet duke qeshur ndërsa i gjuan disa herë statujës në hundë derisa një pjesë e saja thyhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja u filmua nga një mikesha e saj në Sëiss Valley Park, Warsaw, Poloni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besohet se videoja është filmuar si rreng për të tërhequr ndjekës në mediat sociale, por gjithsesi reagimet qenë shumë të ashpra dhe vajzat u detyruan që ta fshinin dhe të kërkonin falje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?