Për herë të parë tregohet data, ja kur merr fund pandemia Covid-19 që po tmerron botën

Më në fund ka një datë të parashikuar për fundin e pandemisë COVID-19. Në muajin maj të vitit të ardhshëm pritet që kjo situatë të marrë fund.

Arsyet pse në maj do të shuhet pandemia, janë tre. Së pari shtimi drastik i infektimit të njerëzve, ka bërë që virusi të depërtojë tek një pjesë e madhe e popullsisë.

Muajt e dimrit janë të vështirë dhe numri i të infektuarve po sheh vetëm rritje. Ndaj deri në maj, mund të realizohet imuniteti i tufës edhe pse ndoshta jo në nivelin 60 për qind.

Nga ana tjetër, vaksina që pritet të shpërndahet në dhjetor, do të imunizuar miliona njerëz të tjerë.

Në këtë mënyrë virusi do ta ulë drastikisht vitulencën e tij sepse do ta ketë më të vështirë që të gjejë trupa për të depërtuar.

Këto argumente i pohoi të dielën edhe këshilltari i programit të vaksinave të Shtëpisë së Bardhë.

Ai parashikoi që jeta në Shtetet e Bashkuara Amerikës pritet të kthehet në normalitet rreth majit të vitit 2021.

Ad by Valueimpression
Moncef Slaoui, është këshilltari kryesor shkencor i programit të qeverisë amerikane për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave Operation Warp Speed.

Z.Slaoui, tha se vaksina nis të injektohet tek amerikanët në dhjetor. Ai theksoi se nëse shpërndarja e vaksinimit dhe plani i imunizimit shkon mirë, mjaft amerikanë duhet të vaksinohen deri në “maj ose diçka të ngjashme” të vitit 2021 për të lejuar që jeta të kthehet në normalitet.

Dhe në kushtet kur maji shihet si datë fundi pandemie për SHBA që është më e goditura nga Covid-19, pjesa tjetër e botës mund të përballet ose me një shpëtim më të shpejtë përmes vaksinës, ose me një vonesë të shtuar për shkak të numrit më të ulët të infektimeve krahasuar me SHBA.

SHKARKO APP