Përdorni emra kafshësh në lidhjen e dashurisë që të mos ndaheni ‘kurrë’
Gjuha e dashurisë është aq e pasur, sa çiftet kanë krijuar gjëra nga më të ndryshme për të mbajtur marrëdhënien gjallë.
“Sweetie”, “Muffin” dhe “baby” janë vetëm disa prej fjalëve që i thuhen kafshëve shtëpiake, por që i përdorin edhe të dashuruarit me njëri-tjetrin. Ndërkohë që skeptikët i tallin, rezulton se kjo është gjëja e duhur për ta forcuar marrëdhënien në çift.
Sipas një studimi me 1.026 të rritur, thuhet se përdorimi i emrave të kafshëve shtëpiake rrit kënaqësinë e marrëdhënieve me 16% në Amerikë dhe 9% në Europë.