Përse disa njerëz “nuk shohin” ëndrra?

Gjumi është më i komplikuar se sa të gjithë mendojnë. Në vend që të jetë si një fushë e humbjes së koshiencës që hyn e del nga gjumi, truri ynë gjatë pushimit kalon nëpër ‘male ruse’ të gjendjes mendore, me disa pjesë që janë plot aktivitet mendor.

Ëndërrimi është i lidhur ngushtë me gjendjen e gjumit të njohur si Lëvizja e Shpejtë Syri (REM). REM është nganjëherë i njohur si gjumë i pa sinkronizuar, sepse mund të imitojë disa nga shenjat e zgjimit. Në gjumë REM, sytë përpëliten shpejt, ka ndryshime në frymëmarrje dhe qarkullim, dhe trupi hyn në një gjendje të paralizuar të njohur si atonia. Kjo ndodh në valët 90-minutëshe të gjumit, dhe është pikërisht në këtë fazë që truri ynë priret të ëndërrojë.

Ekziston një rrjedhje shtesë e gjakut në pjesë të rëndësishme të trurit tonë gjatë gjendjes REM: lëvorja, e cila plotëson ëndrrat tona me përmbajtjen e tyre dhe sistemin limbik, i cili përpunon gjendjen tonë emocionale. Ndërkohë që kemi hyrë në këtë gjendje të gjumit predispozuar për të nisur ëndërrimin, këto pjesë ndezin disa aktivitete elektrike të furishme. Sidoqoftë, lobet frontale, të cilat drejtojnë aftësitë tona kritike, janë të qeta.

Kjo do të thotë që ne shpesh e pranojmë verbërisht atë që po ndodh në këtë periudhë kohore shpesh absurde, derisa vjen koha për t’u zgjuar.

Problemi qëndron në faktin se sa më shumë konfuze të jenë imazhet, aq më e vështirë është për ne t’i kuptojmë. Ëndrrat që kanë një strukturë më të qartë janë shumë më të lehta për t’u mbajtur mend, tha profesori i psikologjisë dhe autori Deidre Barrett, në një artikull të kohëve të fundit në Gizmodo.

Por ka një komponent kimik në funksion i cili është vendimtar për t’u siguruar që ato imazhe të ëndrrave të jenë ruajtur: noradrenalina. Noradrenalina është një hormon që përgatit trupin dhe mendjen për veprim, dhe niveli i të cilës është më i të ulët në gjumë të thellë.

Francesca Siclari, një mjeke e hulumtimit të gjumit në Spitalin Universitar të Lozanës, thotë se ka përkufizime të qarta midis gjendjeve tona të zgjimit dhe të gjumit, dhe kjo nuk është rastësi. “Është ndoshta një gjë e mirë që jeta e ëndrrës dhe jeta zgjuar janë krejtësisht të ndryshme”, thotë ajo.

“Unë mendoj se në qoftë se ju kujtohet çdo detaj si të kishit qenë zgjuar, ju do të filloni të ngatërroni gjërat me atë që po ndodh në të vërtetë në jetën tuaj reale.”

Burimi: BBC

SHKARKO APP