Peshkatarët kishin folur për dekada, por shkencëtarët i zbulojnë tani

Administrata Kombëtare Oqeanike bëri me dije se ka bërë zbulimin e një lloji të ri të balenës vrasëse.

Në hemisferën jugore, balenat vrasëse konsiderohen të gjitha një specie, të klasifikuara në llojet A deri në C, por zbulimi së fundmi e ka zgjeruar kategorinë edhe në D, ose nëngrupi vrasës nën-antarktik.

Për dekada me radhë ka pasur tregime nga peshkatarët dhe turistët për një balenë misterioze vrasëse që nuk dukeshin si të gjitha të tjerat, por shkencëtarët kurrë nuk e kishin parë atë deri kohët e fundit.

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve thotë se gjetën rreth 12 balenave që endeshin në pjesë të ndryshme në oqean jashtë Kilit Jugor më 21 janar.

“Ky është balena vrastare më e ndryshme që unë kam parë ndonjëherë,” tha Robert Pitman, ekologjist detar.

Ato dallohen për fytyrat e tyre të mëdha me sy të vegjël, me koka të rrumbullakosura dhe më pak të hijshme se balenat vrasëse të zakonshme.

Studiuesit thonë se ato ndoshta më së shumti hanë peshk.

Nga 6 deri në 7.5 metra të gjata, ato janë pak më të vogla se shumica e balenave vrasëse.

SHKARKO APP