Peshku i ngrirë në -21 gradë ngjallet me ujë të nxehtë
Një video e publikuar në internet tregon një peshk të ngrirë që ngjallet kur pesë persona e fusin në ujë të nxehtë.
Videoja e realizuar në Japoni tregon peshkun që ngrihet në një temperaturë -21 gradë. Këta persona e marrin peshkun e ngrirë dhe e vendosin në një enë të madhe plastike që kishte ujë të nxehtë.
Pas disa sekondash peshku fillon të lëvizë derisa japonezët fillojnë të qeshin kur metoda e tyre funksionon.
Nuk dihet nëse kjo video është e vërtetë apo montazh.