Piktura e kantautorit mbledh rreth 60 mijë € për bamirësi

Një pikturë abstrakte, e quajtur “Splash Planet” nga kantautori britanik Ed Sheeran ka mbedhur një shumë  rreth 60 mijë euro, që iu dhuruan një organizate bamirësie në ndihmë të të prekurve me kancer. Vepra artistike shumëngjyrëshe u fitua në një lotari në bregun lindor të SHBA, nga dikush që pagoi një biletë prej 23 euro.

Në një mesazh me video të regjistruar para lotarisë, për blerësit e mundshëm, Sheeran tha se piktura është vendosur madje edhe në kopertinën albumit të tij, “Aftergloë”.

Shefja ekzekutive e Fushatës së Kancerit, Karen Hare, tha se ishte “shumë e kënaqur”.

“Ne ndihemi të vlerësuar dhe të kënaqur nga mbështetja që na është dhënë, si këtu dhe jashtë vendit, dhe ka qenë absolutisht fantastike mbledhja e 60 mijë eurove përmes shitjes së biletave dhe donacioneve.”

Më herët këngëtari dhuroi një tjetër pikture, “Dab 2”në një ankand bamirësie një vit më parë, e cila u shit për 46 mijë euro. Ai i pikturoi veprat artistike pas turneut të tij botëror “Divide”, i cili përfundoi me një seri koncertesh pas kthimit në Ipsëich në 2019.

SHKARKO APP