Plumbi që përshkon plumbin, dëshmia e një shiu zjarri në fushëbetejën e Gallipoli, Çanakala 1915
Kohë më parë, kjo kureshti më kishte befasuar, por sot po ballafaqohem edhe me faktin, nga një postim që profesori dhe historiani, Jahja Drancolli ka bërë në profilin e tij në Facebook. Plumbi përshkon plumbin, është ndoshta nga më të rrallat gjera që trokasin në njohjen tonë nga ajo luftë e përgjakshme, Gallipol, Çanakala.
Kjo beteje ishte nje nder betejat me te pergjakshme te Lufte se Pare Boterore, e cila u zhvillua nga 24 – Prilli 1915 e deri me 8 Gusht po te vitit 1915 dhe ku flitet për një shifër prej 24 mijë shqiptarësh të rënë në këtë fushbetejë.
Beteja e Çanakalas, u zhvillua mes dy ushtrive jo te barabarta ne numer ashtu edhe ne armatim. Perballe njera – tjetres, ishin: Aleanca e Antantes e perber nga Anglia, Franca, Australia, Zelanda e Re etj.,dhe nga ana tjeter Divizioni i XIX i ushtrise Turke, i perber kryesisht nga shqiptar te Rumelise dhe nga Turqia, nen komanden e shqiptarit, Mustafa Qemal Ataturk. Kjo lufte e zhvilluar ne plazhet e Galiopolit te Turqise u ktheu ne katastrofen me te madhe te Luftes se Pare Boterore.
Pavarësisht se për skeptikët kjo nuk është e mundur, foto që shoqëron tekstin është origjinale dhe foto tjetër është shembulli se kjo jo vetëm që është e mundur por edhe vërtetura me të tjerë gjetje që foto e poshtëpublikuar tregon nga fushëbetejat për Dardanelet.
Albert Vataj