Po ecte përgjatë bregut, gruaja zbulon peshkun misterioz me “dhëmbë njeriu”
Maleah Burrows ishte duke bërë një xhiro në bregun e ishullin St. Simons në Georgia, SHBA në momentin që pa një peshk të ngordhur.
Por, vetëm kur u afrua për ta parë më mirë, ajo e kuptoi se gjallesa e detit kishte ‘dhëmbë njeriu’.
Duke folur për zbulimin e çuditshëm, ajo tha:
Ne ishim duke ecur përgjatë plazhit ndërsa si ishte nxjerrë nga deti në breg dhe na tërhoqi vëmendjen. Fillimisht mendova se ishte një peshk i thjeshtë asgjë emocionuese, por gjithsesi dëshiroja t’i tregoja djalit tim trevjeçar. Pastaj kur u afruam pashë të gjitha dhëmbët dhe u trondita, sepse kurrë nuk kisha parë ndonjë gjë të tillë!”
Sipas raporteve, ajo që Maleah kishte gjetur ishte një peshk që mban emërtimin ‘kokëdele’, ky lloj peshku i përdor dhëmbët e tij për të shtypur karkaleca, gaforre dhe midhje.
Ata zakonisht gjenden përgjatë brigjeve të Gjirit dhe Atlantikut të SHBA-ve, dhe ‘Sheepshead Bay’ në New York City ka marrë emrin pas tyre.