Po shikonte në Google Earth, 55-vjeçari bën zbulimin e paimagjinueshëm

Një baba me sy shqiponje mbeti i habitur kur pikasi atë që duket si një aeroplan nën ujë brigjeve të Skocisë në Google Earth.

55-vjeçari, Robert Morton, zbuloi një imazh të qartë të asaj që dukej të ishte një avion nën oqean pranë Edinburgut.

Babai i tre fëmijëve e përshkroi për Mirror Online, zbulimin e tij si të pabesueshëm dhe shumë të çuditshëm në të njëjtën kohë.

Por, gjithsesi, ai e pranoi se ka më shumë gjasa të jetë një anomali që ndodhi kur një satelit i Google mori pamjet. Sipas tij, sateliti ka bërë një përzierje imazhesh.

Vendndodhja e aeroplanit është më pak se nëntë milje nga Aeroporti i Edinburgut dhe zoti Morton thotë që nuk ka dëgjuar kurrë për ndonjë avion të rrëzuar aty pranë.

Ai thotë:

Unë e di që fotografia e aeroplanit nuk është në të vërtetë në ujë, ndoshta sateliti po e sheh poshtë përmes një reje të hollë që i jep atij pamjen “.

SHKARKO APP