Po udhëtonte në Europë me biçikletë, japonezit ja vjedhin në Milano

Kishte vendosur që të udhëtonte në Europë me biçikletën e tij, por ëndrra e tij u pre në mesn në Milano, pasi i vodhën biçikletën!

Kjo është historia e japonezit Shunichiro Hata, i cili është detyruar të kërkojë ndihmë nga përdoruesit e “Facebook” për të gjetur biçikletën e tij. “Biçikleta ime është vjedhur në Milano, Itali. A keni ndonjë ide për ta gjetur atë?”, shkruan japonezi në 3 gjuhë, anglisht, italisht dhe në japonisht, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto të biçikletës që e shoqëroi në udhëtimin e tij.

“E vendosa në oborrin e hotelit në lagjen Ticinese. Nuk mund ta vazhdojë udhëtimin tim pa biçikletë”, shkruan ai më tej.

Postimi i tij është shpërndarë më shumë se 100 herë, ndërsa ka marrë me dhjetëra komente, nga përdorues të cilët kanë shprehur solidaritet dhe i kanë ofruar ndihmë japonezit.

Mes atyre që i tregojnë se ku mund të kërkojë, ka edhe nga ata që i ofrojnë biçikletat e tyre për të vazhduar udhëtimin nëpër kontinentin e vjetër.

SHKARKO APP