Porositi fustanin e bardhë online dhe…
Zgjodhi të blinte online fustanin e ëndrrave për ditën e saj të madhe. Pasi u josh nga shkëlqimi dhe prerja e fustanit në foto gruaja bëri porosinë. Por u zhgënjye shumë kur fustani i mbërriti në shtëpi dhe që ishte totalisht tjetër me atë që kishte parë në foto.
Por nuk mjafton vetëm kjo. Pasi publikoi onlinë zhgënjimin u bombardua nga komentues të cilët e kritikonin pse kishte zgjedhur një mënyrë të tillë për të blerë fustanin e bardhë.
“Duhet të vihesh në dyshim nëse do të blesh online qoftë një fustan për përditë jo më fustanin e nusërisë” shkruan një komentues
“Kështu të gjen kur kërkon të kursesh para në fustanin e nusërisë” shkruan një komentues tjetër.