Poza e yoga-s nuk i shkoi mirë, studentja rrëzohet nga ballkoni i katit të 6-të

Një 23-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli pasi u rrëzua nga ballkoni i apartamentit ku jeton.

Alexa Terrazas ishte duke provuar një pozicion të rrezikshëm yoga në ballkonin e katit të gjashtë në momentin që u rrëzua.

Studentja rrëshqiti dhe përfundoi duke rënë nga 25 metra lartësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, një foto e saja, që tregon pozën e rrezikshme të yoga-s përpara rënies, është bërë virale në rrjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas rënies, Terrazas u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për ta mbajtur të gjallë gjatë një operacioni që zgjati rreth 11 orë.

Ngjarja e rënë raportohet të ketë ndodhur të shtunën në shtetin meksikan Nuevo Leon.

Mjekët janë shprehur për mediat vendase se Alexa me shumë mundësi nuk do mund të ecë për të paktën 3 vite. Skuadra e doktorëve që e operoi u përpoqën që t’i rindërtonin gjymtyrët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?