Pranvera s’ka ardh në Theth dhe “djemtë tanë luftojnë në male”/ Shikoni videon
Jemi në mes të prillit, dhe pranvera ende nuk duket në Theth.
Por ajo që e bën më të rëndë është fakti që banorët prej muajsh vazhdojnë të jenë të bllokuar nga bora dhe u duhet të ecin në këmbë 14 km për të dalë në Qafë Thore ku lëvizja bëhet me makinë.
Banorët vijojnë të bëjnë apel për hapjen e rrugës por ende asgjë nuk është zgjidhur.
Ata thonë se nga bashkia është dërguar një fadromë e cila e vetme nuk mund ta hapë aksin Qafë Thore- Theth.
Videoja e mbërritur në redaksinë e RTV Ora ngjasojnë me skenat e filmit të njohur shqiptar “Dimri i fundit”.