Prekje pa leje dhe ushqime falas, ja reagimet e njerëzve për të pasmet gjigante

Një vajzë që pëlqen të pasmet e mëdha doli në rrugë e veshur me mbathje që zmadhojnë përmasat për të testuar reagimet e njerëzve.

Trendi i të pasmeve gjigante është krijuar nga Kim Kardashian, e cila ka mohuar se ka ndërhyrje kirurgjikale.

E veshur me një kostum të blerë në Amazon, vajza doli në rrugë për të parë nëse tërhiqte vëmendje. Veshjet e frymëzuara nga Kim vinin në pah të pasmet gjigante.

“Kam qenë personi më i papëlqyeshëm që u shfaq në restorant për të ngrënë drekë. Duhej të kërkoja ndihmën e të tjerëve për tu ulur e ngritur nga karrigia”, tha ajo.

Por kjo është vetëm ana e errët. Pjesa më e bukur e të pasmeve gjigante për këtë vajzë ishin shakatë e londinezëve që e komentonin në rrugë.

Një grua në market ishte shumë e interesuar për madhësinë e të pasmeve, sa guxoi ta prekte pa i marrë leje për të vërtetuar nëse janë të vërteta.

Ajo mori edhe vëmendjen e pensionistëve, të cilët donin të dinin nëse përmasat ishin reale, në të kundërt nuk punonin dot.

Pati edhe raste kur meshkujt i jepnin gjëra falas, si një shitës picash që i ofroi ushqim vetëm për ta parë nga afër.

SHKARKO APP