Pret për herë të parë flokët pas 15 vitesh
Një 23-vjeçar ka prerë për herë të parë flokët e tij pas 15 vitesh për tu rekrutuar në ushtri.
Salt Lake City Army Recruiting Battalion publikoi një video të momentit kur Reynaldo Arroyo nga Riverside, Kalifornia, pret flokët për herë të parë pas 15 vitesh.
Arroyo u shpreh se ishte zhvendosur në Missoula dhe se ishte shumë i emocionuar që do rekrutohej në ushtri.
Por para se ta bënte këtë duhej të priste flokët në mënyrë që pamja e tij të përputhej me kodin e striktë të ushtrisë për stilin e flokëve të burrave, ku thuhet se nuk duhet të prekin jakën e këmishës, të mbulojnë vetullat apo veshët.