Problemi seksual që ka 76% e popullsisë
Një përmbledhje e studimeve të mëparshme të botuara në revistën BJU “International” thekson diferencën e madhe në vlerësimet e normave të mosfunksionimit erektil në popullatën mashkullore.
Studimi zbuloi se vlerësimet për prevalencën e mosfunksionimit erektil ndryshojnë shumë, me norma të raportuara që variojnë nga 3% në 76,5%.
Kjo diferencë mund të pasqyrojë ndryshimet në moshë të popullsisë së studimit, si dhe përkufizime dhe metoda të ndryshme të vlerësimit të mosfunksionimit erektil.
Është e rëndësishme të theksohet se mosfunksionimi erektil u shoqërua me rrezik të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, çmendurisë dhe vdekjes së parakohshme
Autorët e studimit vërejnë se diagnoza e hershme e mosfunksionimit erektil mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve, por gjithashtu tregon mundësinë e ndërhyrjeve të nevojshme për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjen e parakohshme.