Profesoresha që prej 20 vitesh ushqen kafshët e rrugëve
Profesoresha e njohur për dashurinë e saj për kafshët në qytetin Sivas të Turqisë, që prej 20 vitesh ushqen kafshët në rrugë me ushqimin që mbledh çdo ditë nga restorantet dhe kompanitë.
Anadolu Agency raporton se Nurten Tezer, ligjëruese në Fakultetin e Shkencave të Kimisë pranë Universitetin Cumhuriyet dhe në të njëjtën kohë përfaqësuese e qytetit në Federatën e të drejtave të kafshëve, çdo ditë interesot për kafshët në rrugë.
Tezer që prej 20 vitesh vendos ushqim për kafshët e rrugës në 16 pika të ndryshme të cilat i ka përcaktuar më parë. E pa lodhur dhe pavarissht motit nëse është me shi apo i ftohtë e ngrohtë, Prof. Dr. Nurten Tezer ndan një kohë të rëndësishme të ditës së saj duke mbledhur ushqim për kafshët nga restorante dhe kompani duke iu drejtuar me pyetjen “a keni ushqim për kafshët?”.
Tezer mbush bagazhin e automjetit të saj dhje dërgon ushqim në 16 pikat e përcaktuara, ndërsa nëse ushqimi nuk mjafton ajo blen ushqime të gatshme. Ajo po ashtu i njofton kafshët për ardhjen e saj me borinë e automjetit.