Propozimi i habitshëm i shkencëtarëve: Do “zbehim” diellin për të ndaluar ngrohjen globale

Shkencëtarët po propozojnë një mënyrë të pa provuar më parë për të menaxhuar pasojat e ndryshimeve klimaterike. Një zgjidhje për ta mund të ishte spërkatja e kimikateve në atmosferën e Tokës.

Një teknikë e njohur si injeksioni aerosol stratosferik (SAI) mund të shkurtojë nivelin e ngrohjes globale në gjysmën e tyre, thonë ata.

Studimi në fjalë u drejtua nga shkencëtarë në universitetet e Harvardit dhe Yale dhe u botua në revistën Environmental Research Letters.

Ideja do të përfshinte spërkatjen e sasive të mëdha të grimcave të sulfatit në stratosferën e ulët të Tokës në lartësi der në 12 milje. Pra, në thelb, studiuesit po propozojnë që të “zbehim” dritën e diellin në mënyrë që të zvogëlohet impakti i ngrohjes globale.

Shkencëtarët thonë se spërkatja e kimikateve mund të bëhet me anë të avionëve të projektuar për të fluturuar në lartësi të mëdha ose edhe balona.

Raporti, gjithsesi, e pranon se kjo teknikë është thjesht hipotetike për momentin.

Aktualisht nuk ka teknologji ekzistuese ose avionë të përshtatshëm, por ekipi thotë se sistemi mund të krijohej për 15 vjet.

Ata thonë se po zhvillojnë një cisternë të re me qëllim të ndërtuar me ‘kapacitete të konsiderueshme të ngarkesës’ dhe nuk do të ishte as ‘teknologjikisht e vështirë dhe as shumë e shtrenjtë.”

SHKARKO APP