Pse duhet t’i ndërroni shpesh çarçafët
Anashkalimin e këtij veprimi ne mund ta arsyetojmë me dembelinë tonë, apo me pamundësine e gjetjes së kohës për të ndërruar sa më shpesh çarçafët, por duhet patur parasysh se mos rëndësia e këtij veprimi ndikon shumë në shëndetin tonë.
Sipas ekspretës Mary Marlowe Leverette çarçafët e pa larë ngarkojnë substanca të pakëndshme në shtratin tonë, si djersa, pështyma, urinë, lëngjet seksuale, etj.
Ajo vë në dukje se nëse çarçafët nuk lahen rregullisht, atëherë të gjitha këto substanca mund të krijojnë infeksione.
“Nëse nuk i pastroni atletet do të vëreni që në këmbët tuaja do të infektohen, prandaj edhe pastrami i rrallë i çarçafëve krijon infeksione në trup”, tha Mary.
Pluhuri që mbledh shtrati dhe mos ndërrimi i shpeshtë i çarçafëve krijojnë probleme të mëdha te personat që janë të sëmurë me astmë.
Prandaj zgjidhja e vetme është që të pastroni sa më shpesh çarçafët dhe të bëni gjumë të rehatshëm, pa pasur ndjesinë e paranojës se në shtratin tuaj mund të jetë duke u zvarritur edhe ndonjë copë pluhuri.