Pse është i rëndësishëm humori në vendin e punës

Të punosh është shumë e rëndësishme, sidomos kur shpenzimet e përditshmërisë dhe çmimet e produkteve rriten. Çdo individ kalon një pjesë të konsiderueshme të kohës në ambientin e punës.

Gjithsecili ka përvojat e tij në çdo vend ku ka punuar, pavarësisht pozicionit që ka patur. Më e rëndësishme është mënyra sesi ne sillemi me kolegët dhe anasjelltas, kjo jo vetëm në fazat tona të fillimit në një vend pune. Psikologët shprehen se një e qeshur e përbashkët është një nga përvojat më të mira.

Të gjithë e dimë se kur bëjmë një prezantim duhet të gjejmë mënyra për të tërhequr vëmendjen e njerëzve menjëherë dhe e mira është që të fillojmë me diçka për të qeshur. Nuk pritet që të jemi komedianë, por duhet të sajojmë diçka që ta bëjmë prezantimin sa më atraktiv.

Humori është diçka që shumica prej nesh e ka në relacion me gjendjen shpirtërore në një moment të caktuar.

Psikologët Herbert Lefcourt dhe Rod Martin ishin ndër të parët që provuan se njerëzit e stresuar me një ndjenjë të ndjeshme humori ishin më pak të depresionuar dhe të shqetësuar sesa ata në të cilët humori ishte më pak i zhvilluar.

Madje edhe e qeshura rrit nivelet e beta-endorfinës, që na bën të ndihemi mirë dhe të hormonit të rritjes, që ndihmon në mirë funksionimin e sistemit imunitar.

Në punë është i domosdoshëm edhe përqëndrimi, por kjo është e pamundur gjatë gjithë tetë orëve punë. Prandaj ndonjëherë duhet edhe pak humor për të rritur edhe përqëndrimin  e produktivitetin.

Energjitë pozitive dhe motivimi janë të domosdoshëm për këdo, sidomos nëse ke të bësh me një punë që kërkon ritme të shpejta dhe përqëndrim të lartë.

Në vendet e punës ku humori ndahen hapur, kultura priret të jetë ajo që inkurajon njerëzit të jenë vetvetja dhe rezultati është një forcë punëtore më besnike dhe produktive. Në të njëjtën kohë, mediat sociale i kanë dhënë kujtdo me një lidhje interneti një platformë për komentet negative dhe keqdashëse si dhe një histori të dukshme në internet.

Pra, si mund ta mposhtim faktorin e frikës pa pasur nevojë të telefonojmë konsulentët e humorit?

Këtu janë disa këshilla:
Në Francë, është mjaft e zakonshme të qeshësh me njerëzit kur ata bëjnë apo thonë diçka “idiote”. Dhe shpesh gjëja më qesharake për të thënë është diçka që duket plotësisht përtej kufijve të duhur. Çështja është që të jeni të vetëdijshëm se kush jeni dhe të dini se si do të ndikojë komenti juaj tek të tjerët.

Bazoni humorin tuaj në qëllimet e mira
Qëllimi është për të qeshur bashkë me dikë, jo për të qeshur me të. Gjëja më e rëndësishme është që mos ketë keqdashje në shakatë tuaja.

SHKARKO APP