Pse ju shfaqen puçrra vetëm në ballë e midis vetullave

Trupi i njeriut është i mbuluar nga miliona gjendra yndyre dhe folikula qimesh. Kur këto të fundit inflamohen, shfaqen puçra, lëkura përflaket e irritohet. Një nga zona ku më së shumti, ndodh që të dalin akne, është në ball e midis vetullave dhe më poshtë do të lexoni arsyen pse.

Zona glabellare (termi mjekësor për rajonin midis vetullave) është në të vërtetë një vend shumë i zakonshëm për të shpërthyer aknet. Kjo për shkak se është pjesë e zonës T (e cila fillon në ballin tuaj dhe vazhdon deri poshtë gjatësisë së hundës duke përfunduar në mjekër). Zona T është një nga zonat me të yndyrosura të fytyrës tuaj sepse ka përqendrimin më të lartë të gjëndrave dhjamore.

Këto të fundit mund të bllokojnë poret dhe folikulat e qimeve duke shkaktuar inflamacion. Kjo është dhe aryseja përse puçrrat shfaqen gjithnjë në zonat ku lëkura është e mbuluar qimet qofshin këto të errëta e të forta, apo të holla e thuajse të padukshme si push i hollë.

Shfaqja e puçrrave në këtë zonë u ndodh veçanërisht njerëzve me flokë të dendur ose kaçurrelë, pasi ky lloj floku ka më shumë të ngjarë të përkulet dhe të bllokohet nën sipërfaqe .

E rëndësishme është të mos përdorni produkte komodogjenike , produkte që bllokojnë poret e lëkurës ! Nëse keni balluke, përpiquni që kur të stërviteni t’i ngrini lart, sepse djersa gjithashtu mund të përkeqësojë gjendjen.

Gjithashtu sigurohuni që të përdorni një

SHKARKO APP