Pse kapuçët kanë një top të butë në maje? Funksioni i tyre nuk është vetëm estetik
Mund të mos e keni vrarë mendjen ndonjëherë por a e dini se kapuçi juaj i preferuar ka pasur dikur edhe një funksion tjetër veç mbajtjes së kokëve dhe veshëve ngrohtë kur jashtë bën ftohtë.
Pjesa më e madhe e kapuçëve kanë një top të butë në majë. Vendosja e topit të butë në majën e kapuçëve u aplikua fillimisht nga marinarët franceze të cilët rrinin për muaj me radhë nëpër varka. Ndaj, topi i butë iu vendos kapuçëve për të zbutur goditjet e kokës kur kishte dallgë të forta e ata duhej të qendronin të mbyllur në kabinë.