Pse ngjyra blu është e rrallë në natyrë?

Ngjyra më e preferuar në botë është ajo blu. Sipas një sondazhi të YouGov, pothuajse të gjitha vendet në planet e rendisin si të tillë.

Për me tepër, ngjyra blu ka frymëzuar dhe intrguar shkencëtarët dhe artistët, Blue Period e Picasso, për shekuj me rradhë. Si edhe është zgjidhje për  çdo gjë, nga boja e shtëpisë deri tek xhinset blu që mund ti kemi veshur këtë moment.

Megjithatë, ngjyra blu është shumë e rrallë në natyrë.

Kafshët vijnë nga një shumëllojshmëri ngjyrash, por sa prej tyre janë në të vërtetë blu?

Mund të përmendim balenën blu, e cila nuk është me të vërtetë e gjitha me këtë ngjyrë. Gjithashtu ekzistojnë edhe krijesa me ngjyre blu si flutura, bretkosa dhe papagallët.

Por pse ngjyra blu është e pazakontë? Shumica e pigmenteve që kafshët shfaqin në gëzofin, lëkurën ose pendët e tyre janë lidhura me ushqimin që konsumojnë.

Por ndërsa pigmente si ngjyra e kuqe, kafe, portokalli apo e verdhë vinë nga ushqimi që kafshët hanë, kjo nuk ndodh me ngjyrën blu. Në fakt ngjyra blu që shohim nuk është aspak një pigemnt.

Kur bluja shfaqet në natyrë, kjo lidhet me arsye të tjera. Tek shumë kafshë, ngjyra blu vjen për shkak të strukturës së molekulave dhe mënyrës se si ata reflektojnë dritën.

SHKARKO APP