Pse njerëzit e kanë kthyer në trend përqafimin e lopëve

Bota është e mbushur plot me mënyra dhe teknika që ndihmojnë në qetësimin e trupit, shpirtit dhe mendjes. Përpos meditimit, jogës e shumë të tjerave, trendi i fundit vjen nga Hollanda dhe njerëzit e praktikojnë me shpresën për të gjetur qetësinë e brendshme për të cilën kanë nevojë.

E njohur si “koe knuffelen” (në gjermanisht), “përqafimi i lopës” është praktikë e përqëndruar në vetitë shërues që mund të japë takimi mes njeriut dhe kafshës. Përqafimi i lopëve, zakonisht fillon me një shëtitje të gjatë në fermë, për të ndaluar më pas për 2 ose 3 orë pushimi përballë lopëve. Temperatura e ngrohtë e trupit të tyre, rrahjet e ngadalta të zemrës dhe madhësia e trupit, e kthen përqafimin me to në një eksperiencë kaq qetësuese, sa mund të quhet pa frikë terapi.

Përpos kësaj, besohet se përqafimi me një lopë, i jep njeriut pozitivitet, redukton stresin dhe çliron oxytocin-ën, hormonin që çlirohet gjatë një ndërveprimi social. Efektet qetësuese të takimit me një kafshë, duket se janë më të ndjeshme kur përqafojmë gjitarë me trupa të mëdhenj.

Në provincat gjermane, kjo është një praktikë që ndiqet për më shyumë se një dekadë, por tani është zgjeruar edhe më, me qëllim afrimin e njerëzve pranë natyrës. Sot, në fermat e Rotterdam-it, Zvicrës, madje dhe në SHBA, ofrohen përqafime lopësh, duke e promovuar si aktivitet të gëzueshëm që redukton stresin.

Përqafimi, vjen me përfitime edhe për vetë lopën. Në një studim të kryer në 2007-ën, publikuar në Applied Animal Behaviour Science, u provua se lopët qetësoheshin, çliroheshin njësoj si edhe njerëzit gjatë këtij përqafimi.

SHKARKO APP