Pse nuk duhet kurrë të publikoni në rrjete sociale foton e fëmijës suaj

Sipas kërkimeve, ka rezultuar se mesatarisht nënat apo baballarët postojnë rreth 300 foto të fëmijëve të tyre çdo vit. Ky numër rritet dita ditës, dhe me shumë mundësi derisa fëmijët nisin shkollën, në internet do të qarkullojnë rreth 1500 foto të tyre.

Dokumentimi i fotove apo të dhënave të tyre, është shndërruar në trend shumë popullor së fundmi, por pak dinë rreziqet që vjen nga kjo.

1.Ti tregon vendodhjen e fëmijës tënd, dhe kjo mund të përdoret nga kriminelët.

Edhe nëse nuk e përcakton lokacionin, ka kaq shumë elementë që mund ta identifikojnë menjëherë. Kështu, vetëm duke parë foton tuaj, keqbërësit mund t’a dallojnë menjëherë fëmijën tuaj dhe pasojat mund të jenë edhe fatale.

  1. Publikimi i të dhënave rrit shanset për mashtrim.

Specialistët e bankave janë të sigurtë se postimi i fotove të fëmijëve që përmban edhe të dhëna të tyre, mund ta vërë situatën e ardhshme të tyre financiare në rrezik.

Postimi i fotove të fëmijërisë, ditëlindja e tyre, adresa e shtëpisë, vendlindja apo emri i ndonjë kafshe shtëpiake. Të gjitha këto mund të përdoren në një moment të dytë nga njerëz të caktuar për të bërë mashtrime financiare në emër të tyre.

  1. Postimet rreth fëmijëve mund te tërheqin njerëz të rrezikshëm.

Gjëja më e keqe rreth fotografive që publikohen online është fakti se ato mund të vidhen. Ka shumë adresa që kanë foto të ndryshme fëmijësh, të cilat i kanë vjedhur nga llogaritë e prindërve të tyre.

  1. Informacioni që ti ndan me të tjerët, mund të ndikojë tek ai.

Disa prindër nuk e mendojnë kurrë këtë, por fotoja apo mesazhi që ata publikojnë sot, mund të ndikojë nesër në jetën e fëmijës së rritur. Ai mund të dojë të jetë pjesë e një kompanie të madhe dhe nuk do të donte kurrë që karriera e tij të vihej në rrezik nga fotot kontraversiale të së shkuarës. Mos e harroni këtë!

  1. Ka gjasa që vajza apo djali juaj të mos jetë i lumtur që jeta e tij shihet nga të gjithë.

Mendoni pak si ju vjen kur një nga miqtë tuaj poston një foto tuajën, pa dijeninë dhe miratimin tuaj? Po sikur mami a babi të dali në rrugë me një album në dorë dhe të tregojë çdo foto tënden kur ke qenë e vogël? Kështu që mendohuni 2 herë radhën tjetër!

SHKARKO APP