Pse nxiret laptopi nga bagazhi i dorës në aeroporte?

Në kontrollet e bagazheve të dorës në aeroport, na kërkohet të nxjerrim çdo kompjuter portativ (laptop) që kemi me vehte, shkruan focus.it.

Makineritë që ekzaminojnë përmbajtjen e bagazhit funksionojnë falë një gjeneratori me rreze X që “sheh” përtej guaskës së valixheve dhe një detektori që analizon rrezatimin e emetuar në dalje, i cili më pas interpretohet.

I papërshkueshëm nga uji!

Bateritë dhe komponentët e tjerë të brendshëm të PC-ve janë pjesë me densitet të lartë që nuk mund të depërtohen nga rrezatimi i emetuar nga këta “skanerë”, veçanërisht nëse janë pak të vjetëruar.

Kështu, nëse valixhja analizohet nga lart, kompjuter do të kontrollonte përmbajtjen e poshtme duke fshehur nga pamja çdo objekt të rrezikshëm që ndodhej pikërisht poshtë kompjuterit.

Në disa aeroporte, të pajisur me skanerë të gjeneratës së fundit që mund të marrin imazhe nga kënde të ndryshme dhe të shikojnë objekte individuale në 3D, ky problem nuk ekziston dhe heqja e laptopëve nga karroca ose çanta e shpinës nuk kërkohet më. /os/ ATSH

SHKARKO APP