Qeni dhe i zoti të shurdhët, komunikojnë me njeri-tjetrin me gjuhën e shenjave

Gjuha e shenjave mposht çdo barrierë në komunikim, edhe mes të zotit dhe qenit, që të dy shurdhë.

Historia vjen nga Maine, SHBA, dhe ka si protagonist qenushin Emerson, i cili u braktis për shkak të shurdhërisë së tij dhe Nick Abbott 31 vjeç, të riun i cili e adoptoi.

Për të kapërcyer vështirësitë e tij, qeni i llojit labrador u mësua që të kuptojë shenjat me udhëzimet e veçanta.

Abbott dhe Emerson janë që të dy shurdh dhe takimi mes tyre rezultoi mjaft i frytshëm. Pasi u braktis kur ishte vetëm gjashtë javësh, qenushi u dërgua në një qendër për kafshët në Florida. Nga aty u bë njoftimi në rrjetet sociale, ku Nick reagoi duke shkruar, “Jam edhe unë shurdh, do kemi një lidhje të veçantë”.

Kështu pasi e mori në shtëpi 31-vjeçari i mësoi Emerson gjuhën e shenjave, kështu që ai bindet kur i kërkohet të ulet, të shtrihet, të afrohet etj.

SHKARKO APP