Qeveria austriake nxjerr ligjin: Ndalohet puthja e lopëve
Qeveria e Austrisë ka kërkuar nga qytetarët që të ndalojnë sfidën e puthjes së lopëve, e cila aplikohej prej tyre, për t’u shpërndarë me video më tej nëpër rrjetet sociale.
Aplikacioni zvicerran Castl kishte lancuar aplikacionin “#KuhKusChallenge”, që nënkuptonte sfidën e puthjes së lopëve. Kjo sfidë bëhej për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Zivër, Gjermani dhe shtete të tjera europiane. Ministrja Austriake e Agrokulturës, Elizabeth Koestinger deklaroi se sfida në fjalë krijon bezdisje dhe kërkoi ndalim të menjëhershëm të kësaj loje “të neveritshme”.
Ajo shtoi se kafshët që ushqehen nëpër livadhe nuk janë njësoj si ata të shtëpisë, prandaj kjo sfidë mund të hasë në probleme të mëdha. Shikoni pamjet, sesi njerëzit puthnin lopët për sfidën që ishte hapur prej pak kohësh.